Hasani: Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi, ndër pikat e kuqe në draft-statutin për Asociacionin
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se draft-statuti i hartuar prej Perëndimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, krijon autonomi politiko-territoriale me kompetenca të theksuara shtetërore.
Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka thënë se nuk do të thotë që dokumenti bëhet kushtetues vetëm pse mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Ai ka përmendur se draftet për Asociacionin do të duhej të ishin në përputhje me aktgjykimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo drafti aktual nuk e ka marrë atë fare për bazë, duke e përjashtuar nga preambula.
Hasani e ka përmendur si mundësi edhe ndryshimin e aktgjykimit të vitit 2015, ndonëse ka sqaruar se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke u bazuar në kriteret jashtë Kushtetutës: politike, sociologjike, morale.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU