Hasani: Serbët e duan Asociacionin si kategori kushtetuese (Video)
22 korrik 2018
| 15:01
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se në rast se realizohet kërkesa e palës serbe që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet me Ligj të veçantë, atëherë duhet bërë ndryshime kushtetuese që do ta bënin këtë asociacion kategori kushtetuese.
Ai ka thënë për “Kosovapress” se këtë formë serbëve të Kosovës, që kontrollohen dhe ndikohen nga Beogradi, do t’u jepet fuqia e plotë mbi këtë asociacion për të marrë vendime brenda Kosovës pa e pyetur Qeverinë e Kosovës.