Hasani shkëput kontratën me Rapidin

29 janar 2025 | 13:17

Aventura e Florent Hasanit te Rapid Bukureshti ka marrë fund, pasi palët tashmë kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës. Mediumet rumune kanë raportuar se Hasani tashmë është lojtar i lirë dhe largohet nga Rapidi vetëm pas një viti.

Ai iu bashkua Rapidit në janar të vitit të shkuar nga Tirana dhe me skuadrën rumune firmosi kontratë deri në verën e vitit 2026. Hasani nuk bën pjesë në planet e ekipit rumun për pjesën e dytë të këtij sezoni dhe së shpejti pritet të transferohet diku tjetër si lojtar i lirë. Këtë sezon, Hasani ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në 14 paraqitje kampionale për Rapidin e Bukureshtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Në këtë vend ka një rregull të…