Hasani: Shumë shpejt do të nisë zbatimi i masës ndaj qumështit nga Bosnja

02 maj 2018 | 00:21

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani ka thënë  se shumë shpejt do të fillojë të zbatohet vendimi për masën ndaj qumështit të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili nuk po zbatohet nga Dogana e Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje Doganës dhe Ministrisë së Financave që të zbatojnë këtë vendim, meqë sipas tij importi i qumështit nga Bosnja po i dëmton prodhuesit e Kosovës. “Kemi sjellë edhe një vendim pas kërkesës së qumështarëve. Ne kemi marrë një masë ndaj qumështit që vjen nga Bosnja. Pas hetimit ka rezultuar se ka rritje nga viti në vit dhe i rrezikon prodhuesit tonë sepse edhe në treg është më i lirë. Ne kemi vendosur një masë. Por, nuk e dimë pse dogana nuk e zbaton. Kërkoj nga Dogana dhe Ministria e Financave, që ta zbatojnë këtë vendim. Unë kam parë një reagim nga Zyra e Kryeministrit se duhet të zbatohet ky vendim. Dogana ka kërkuar edhe disa informata shtesë dhe besoj se pas kësaj do të zbatohet vendimi.”, ka thënë ministri Hasani në një intervistë në “RTK”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se do…