Hasani te Tirana, bëhet lojtari më i paguari në Shqipëri

23 dhjetor 2020 | 18:49

Ferhan Hasani është goditja e madhe e Tiranës për merkaton e janarit.

Kampionët e Shqipërisë kanë bindur futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për të firmosur një kontratë 18-mujore me bardheblutë me “Bubën” siç njihet ndryshe Hasani që do të bëhet futbollisti më i paguar i të gjitha kohëve në Kategorinë Superiore.

Në ditët e para të janarit ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës, i cili së fundmi u aktivizua në Finlandë me skuadrën më të mirë të këtij vendi, HJK Helsinki, me të cilën luajti në nëntë takime në kampionat, duke shënuar pesë gola, do të vihet në dispozicion të trajnerit Nevil Dede. Lajmin për “Supersport” e kanë konfirmuar burime pranë klubit të Tiranës dhe Ferhan Hasani mund të konsiderohet zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë.

Pas Agim Ibraimit, një tjetër futbollist me përvojë të pasur ndërkombëtare i cili është aktivizuar edhe në Gjermani me Wolfsburgun dhe në Danimarkë me Brondbyn vjen në Kategorinë Superiore për ta rritur më shumë nivelin dhe cilësinë e kampionatit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, është futbollisti më i mirë…