Hasani thotë se do të mbështesë atë qeveri që mbron vlerat e UÇK-së dhe që punon për largimin e sanksioneve

06 mars 2025 | 12:09

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës , Nait Hasani, ka thënë se partia e tij do të presë certifikimin e rezultateve zgjedhore për të dalë me propozime për koalicione dhe formimin e qeverisë.

“Do të presim certifikimin. KQZ-ja ka treguar që nuk është përgatitur me këto vonesa të shumta të numërimit të votave. Kur të përfundojnë këto do ta dalim me mundësinë e koalicioneve për formimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Hasani ka thënë se mbështetjen e tij do ta ketë ajo qeveri që do të fokusohet të punojë për lirimin e Kosovës nga sanksionet, përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët dhe mbështetjen e vlerave të UCK-së.

“Krijimi i një qeverie që e liron Kosovën nga sanksionet, përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët, përgjegjëse para drejtësisë. Qeveria që do të jetë mbrojtëse e vlerave të UCK-së, atyre që janë në Hagë. Ai që i ka këto parametra do ta ketë mbështetjen edhe të votës time”,  ka thënë Hasani. /Frontonline

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja dominoi në çdo aspekt, por në fund fitoi Liverpooli.…