
Hasani vizitoi Festivalin e Tenisit “Tennis Fest 2019”
22 mars 2019
| 11:38
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, kanë vizituar Festivalin e Tenisit “Tennis Fest 2019”.
Organizuar nga Federata e Tenisit e Kosovës (FTK), “Tennis Fest 2019” po mbahet në platenë e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërsa po marrin pjesë qindra fëmijë të shkollave fillore në kryeqytet.
Presidenti Hasani dhe drejtori Alaj u mirëpritën nga drejtuesit e FTK-së, në krye me kryetarin Mehdi Jashari dhe sekretaren e përgjithshme Fjolla Ibishi, të cilët i kanë përgëzuar për idenë dhe organizimin e këtij festivali. Festivali i Tenisit do të vazhdojë edhe sot (e premte).