
Hasenhuttli, trajner i Southamptonit
05 dhjetor 2018
| 15:05
Southamptoni e ka emëruar trajner të ri, Ralph Hasenhuttl, i cili ishte trajner i skuadrës së Leipzigut në Gjermani.
Rezultatet e dobta gjatë këtij kampionati kanë bërë që drejtuesit e Southamptonit ta shkarkojnë Mark Hughes, kurse 51-vjeçari Hasenhuttl, ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysme.
Ndeshjen e radhës Southamptoni e zhvillon sonte ndaj Tottenham Hotspur në Premier Ligë.
/Epoka e re/