Hashani: Ata që hasen duke prerë apo bartur drunjë pa leje përkatëse do të përballen me ligjin
Në kuadër të punëve dhe angazhimeve të përditëshme, Policia e Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, punon vazhdimisht edhe për mbrojtjen dhe parandalimin e shkatërrimit të pyjeve nga prerjet dhe transportimet ilegale të drunjëve.
Kështu tha togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës nga ky Rajon për lexuesit e AL “GJILANI.INFO” duke theksuar se si masa parandaluese janë patrollimet e shpeshta në zona të caktuara në të cilat pritet të ketë bartje ilegale apo edhe prerje të pyjeve kundërligjshëm.
“Në gjithë rajonin e Gjilanit që mbulon gjithësejt shtatë komuna me një teren potencialisht pyjor, Policia e Kosovës së bashku me Agjencionin e Pyjeve, bënë perpjekje maksimale që të preventoj për aq sa është e mundur duke penguar shkatërrimet e pyjeve nga përsonat e pa ndërgjegjshëm”, tha zëdhënësi Hashani.
Ai tha se Policia e Kosovës harton plane operative dhe vepruese, e po ashtu shpesh herë vendos edhe pika kontrolli në vende të caktuara, sa herë që Autoriteti Pyjor kërkon ndihmë nga policia në rastet kur takohen me persona të pandërgjegjshëm duke prerë apo transportuar drunjë në mënyrë ilegale.
“Deri më tani Policia e Kosovës vetëm në zonën e përgjegjësisë së Stacionit të Gjilanit ka asistuar dhe ka arritur të procedojë tetë (8) raste, “Vjedhje e pyllit”. Kurse në periudhën kohore Janar -Tetor 2019, janë regjistruar nëntē (9) raste të natyrës së njejtë dhe me asistim të inspektorve nga Autoriteti Pyjor, rastet me kallxime penale janë proceduar në Gjykatë”, konfirmon Hashani.
Kurse për ata që presin e transportojnë drunjë përmes rrugës ilegale, tha se do të përballen me konfiskimin e drunjëve dhe mjeteve transportuese, si dhe do të dërgohen në Gjykatë me kallxime përkatëse penale.
“Policia e Kosovës së bashku me faktorët tjerë të sigurisë do të jetë e përkushtuar që të preventojë dhe pengoj për aq sa është e mundur shkatërrimin dhe degradimin e pyjeve. Dhe se të gjithë ata që hasen duke prerë apo bartur drunjë pa leje valide përkatëse, do të përballen me ligjin”, tha zëdhënësi Hashani./GJILANI.INFO/