Hashani delegat i EHF-së në ndeshjen e Kupës Evropiane 

26 shtator 2023 | 11:46

Vazhdon angazhimi i anëtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në garat e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).

Në fundjavë, Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste në mes të ORK Rudar dhe ZRD Litija. Ndeshja u zhvillua në Podgoricë të Malit të Zi, ndërsa skuadra malazeze fitoi me rezultat 30:19. Litija është ekip slloven.

Për gjyqtare, Hashani i kishte greket Ioanana Christidi dhe Ioana Papamattheou.

Hashani, që ka përvojë të gjatë si delegat i EHF-së, e ka kryer punën me sukses të plotë.

Eshref Beqiri ishte delegat i EHF-së në dy ndeshje të zhvilluara në Shkup.

Të shtunën ishte delegat në takimin Çair – Venlo (Holandë), që u fitua nga skuadra mysafire me rezultat 39:26.

Të dielën Beqiri ishte delegat në ndeshjen Gjorgje Petrov – Tivat (Mali i Zi) që u fitua 43:22 nga skuadra shkupjane. Edhe këto dy ndeshje i takuan xhiros së dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar qëndrimin e ambasadorit…