Hashani, delegat në ndeshjen çerekfinale të Kupës Evropiane
19 mars 2024
| 13:34
Fahredin Hashani ishte delegat i EHF-së në një tjetër ndeshje të nivelit evropian.
Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës të dielën mbrëma është kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjes çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbolliste mes Gjorche Petrovit dhe Elches.
Ndeshjen në Shkup e fitoi skuadra spanjolle Elche me rezultat 37:18. Hashani ka prezantim të shpeshtë në kupat evropiane në hendboll.