Hashim Thaçi do të flasë në sallën e gjyqit

04 prill 2023 | 12:16

Ish-presidenti Hashim Thaçi do t’i thotë disa fjalë në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij dhe tre ish-udhëheqësve tjerë të UÇK-së.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith ka njoftuar për një pushim, duke i pyetur avokatët e Thaçit se edhe sa kohë iu ka mbetur që ta japin deklaratën hyrëse të gjykimit.

Avokati Luka Mishetiq, ka thënë se pas pushimit do të flasin pak dhe më pas shkurt do t’i thotë pak fjalë edhe vetë Thaçi.

“Besoj edhe 30 apo 40 minuta, pas së cilës z. Thaçi do të flasë për 5 minuta. Ah, edhe z. Kehoe ka fjalë përmbyllëse, por do të jetë shumë e shkurtër, dhe pastaj do të flasë z. Thaçi. Besoj se deri në orën 12 e një çerek mbarojmë”,  ka thënë Mishetiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati tjetër i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka prezantuar paraqitje…