Hashim Thaçi – Figura historike që nuk zbehet nga sulmet e LDK-së dhe Vetëvendosjes
Shkruan: Azdren Shala
Nuk është as herë e parë dhe as e fundit që goditet UÇK-ja dhe Hashim Thaçi. Çdo herë nga dy subjekte, LDK-ja dhe VETËVENDOSJE!
Lakmia për me zënë vend të lavdishëm në histori të çon deri te këto marrëzi që po i shohim dhe i kemi parë në të kaluarën. Kemi me pa edhe në të ardhmen. Por e përbashkëta e krejt këtyre përpjekjeve është se janë të kota dhe pa efekt fare. UÇK-ja e ka ndërrue një epokë të historisë, që shumë të tjerë nuk kanë pasur guxim as me përfytyrue.
Kundër politikave të Hashim Thaçit kam protestue edhe vetë. Edhe sot nuk jam dakord në shumë veprime politike sa ka qenë kryeministër. Por duhet me ia heq kapelen për rolin e tij në histori. Pikërisht këtu ku iu djeg më shumë atyre që e baltosin. Nuk e akuzojnë për politikë, e baltosin për lavdinë historike.
Na pëlqeu ose jo neve, Hashim Thaçi në histori është Ise Boletini (udhëheqës i rezistencës), Ismail Qemali (shpallësi i pavarësisë) dhe Fan Noli (Integrues – njohja e Kosovës nga më shumë se 100 shtete). Tri figura të mëdha të historisë shqiptare mishërohen brenda figurës së Thaçit.
Tre në një, me gjuhën e atyre që e pinë kafen.
Sintagma, “Unë jam Hashim Thaçi dhe mbrapa me vjen KREJT historia”, nuk zbehet me propagandë dhe akuza të LDK-së dhe VETËVENDOSJE!-së.