Hashim Thaçi i çon mesazh Edi Ramës përmes djalit të tij

18 prill 2021 | 19:12

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë ceremonisë së hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit e ka përmendur edhe Thaçin, i cili gjendet në Hagë.

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se i mungon shumë vëllai i tij.

“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”, ka thënë Rama.

Endrit Thaçi përmes rrjeteve sociale ka falënderuar kryeministrin Rama për fjalët e tij, duke thënë se edhe babai i çon të fala atij.

“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappen fitoi garën e Imolës, duke u konfirmuar si…