Hashim Thaçi ishte operuar në QKUK, bashkëpunëtorët publikojnë fotografinë
03 nëntor 2022
| 10:47
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka publikuar një fotografi kur ish-shefi i shtetit kishte dalë nga QKUK-ja pas një intervenimi aty.
Behrami foton e Thaçit e ka publikuar në kohën kur presidentja Vjosa Osmani ka zgjedhur një klinikë private për një ndërhyrje kirurgjike. Veprimi i saj është kritikuar tejet shumë, duke u vlerësuar se presidentja nuk i beson mjekësisë në spitalin e shtetit.
“Vetëm sa për rikujtim! Ky është momenti i daljes së presidentit Thaçi pas trajtimit që mori në QKUK!”, shkruan Behrami, krahas fotos së publikuar në “Facebook”.