![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Thaci.jpeg)
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
24 prill 2022
| 08:16
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në Burojë të Skenderajit. Ai sot mbush 54 vjet.
Ditëlindja e 54-t e gjen atë larg vendit, familjes dhe miqve, pasi ish-presidenti i Kosovës ndodhet në Hagë që nga viti 2020.
Hashim Thaçi ka mbajtur pozita të rëndësishme në institucionet e shtetit. Ai ka qenë kryeministër dhe president i Kosovës.
Gjithashtu, Thaçi ka qenë edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.