
Hashim Thaçi vjen në Kosovë
21 mars 2025
| 11:00
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ardhë në Kosovë.
Kështu ka marrë vesh “Epoka e re” përmes burimeve.
Burimet i kanë thënë “Epokës së re” se Hashim Thaçi arriti në mëngjesin e sotëm në Kosovë, dhe është nisur për Burojë, nën përcjellje të madhe të forcave të sigurisë.
Pas kërkesës së mbrojtes që presidenti Thaçi të merr pjesë në vorrimin e babait të tij, Haxhi Thaçit, megjithatë Gjykata ka marrë vendim që atij t’i lejohet ardhja në Kosovë vetëm pas katër ditësh, por nuk dihet se sa do të qëndroj.