Hasi, afër të emërohet trajner i Kosovës
28 dhjetor 2017
| 16:56
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është në kërkim të një trajneri me eksperiencë pas largimit të Albert Bunjakit në muajin nëntor.
Në mesin e shumë kandidatëve është edhe Besnik Hasi, i cili pritet të takohet së shpejti me zyrtarët e federatës. Në një deklaratë për “Sporti në KTV” sekretari i FFK, Heroll Salihu ka deklaruar se dyert janë të hapur për të gjithë trajnerët që kanë përvojë ndërkombëtare.
Salihu e konfirmon interesimin për Besnik Hasin. Ai ka shtuar se deri në mesin e shkurtit Kosova do e ketë zgjedhur trajnerin e ri. Në mesin e shumë kandidatëve për të marrë drejtimin e Kosovës ka qenë edhe Sven Goran Erikson, por bisedimet me të kanë ngecur.