Hasi arrin marrëveshje me Gentin
Edhe zyrtarisht Besnik Hasi nuk është më trajneri i skuadrës së Mechellen, në elitën e futbollit, belg. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare e mbylli bashkëpunimin me klubin, ndonëse do të vazhdojë ta drejtojë ekipin edhe në katër ndeshjet e mbetura të fazës “play-off”, që mund t’i sigurojnë një vend në kualifikueset e Ligës së Konferencës.
Njoftimi erdhi vetë nga klubi “verdhekuq”, me këta të fundit që i dedikuan një postim të veçantë, strategut shqiptar, teksa falënderuan jo pak Hasin, për punën e bërë, duke i uruar edhe sukses në të ardhmen, postim ky që erdhi menjëherë pas ndeshjes Mechelen-Leuven, nga ku ish-kapiteni u shpreh se i vjen keq për largimin, por shtoi se e bëri punën e tij me ekipin, dhe se tani ai do të ndjekë karrierën e tij.
52-vjeçari ka arritur akordin personal, pikërisht me skuadrën që humbi garën, për një vend në kualifikueset e Ligës së Konferencës, Gent dhe tashmë pritet vetëm nisja e sezonit të ardhshëm, ku përveç pretendimeve për të fituar titullin kampion, pritet dhe një garë e zjarrtë, në kompeticionin evropian.