Hasi emërohet trajner i KV Mechelen
Trajneri shqiptar Besnik Hasi është emëruar edhe zyrtarisht trajner i klubit belg, KV Mechelen.
Trajneri me prejardhje nga Gjakova i është kthyer punës rreth një viti e gjysmë, kur u shkarkua nga Al-Ahli i Arabisë Saudite. Hasi ka vendosur të rikthehet në një kampionat që e njeh mirë, pasi ka nënshkruar kontratë me klubin belg, KV Mechelen.
“Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Mechelen. Ish-trajneri i Anderlecht, Legia Varshavës dhe Olympiacos, ndër të tjera, nënshkruan kontratë me Malinëa deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftim.
Klubi belg njoftoi tifozët se Hasi nuk është i huaj, sepse ai kaloi kohë në ligën belge nga viti 1994 deri në 2016 – me një sezon në 1860 në Mynih në mes – si lojtar, ndihmës trajner dhe trajner.
Pra, ai e njeh futbollin belg, një fakt i rëndësishëm. Në vitin 2014, ai fitoi titullin kombëtar dhe Superkupën si trajner i RSC Anderlecht.
We verwelkomen 𝗕𝗲𝘀𝗻𝗶𝗸 𝗛𝗮𝘀𝗶 als onze nieuwe T1 💪
Vanaf aanstaande zondag zal hij onze geel-rode troepen onder zijn vleugels nemen 💛❤️
Meer info 👉 https://t.co/YWmOohzvoq#trotsoponzekleuren pic.twitter.com/QVt311ErkF
— KV Mechelen (@kvmechelen) November 8, 2023