
Hasi emërohet trajner i ri i Anderlechtit
20 mars 2025
| 11:00
RSC Anderlecht ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin David Hubert, i cili e drejtoi këtë ekip përkohësisht nga muaji tetor.
E ndërkohë, gjiganti belg e zyrtarizoi sot trajnerin e ri, Besnik Hasi, i cili do ta marrë ekipin në dorë deri në fund të sezonit, me opsion të vazhdimit të bashkëpunimit.
Hasi nuk është i huaj në Anderlecht pasi aty e ka shkruar historinë duke qenë si lojtar dhe si trajner më pas. 53-vjecari e kishte fituar titullin e kampionit në vitin 2014 dhe e kishte fituar Superkupën e Belgjikës në po atë vit.
“E njoh këtë klub dhe pritshmëritë që i ka ky klub. Është nder që edhe një herë ta drejtoj ekipin e parë të Anderlechtit”, ka deklaruar Hasi, dikur përfaqësues dhe kapiten i Kombëtares shqiptare.