Hasi ëndërron të udhëheqë Shqipërinë
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Besnik Hasi, thotë se ka dëshirë të madhe që një ditë të marrë drejtimin e kombëtares si trajner.
Ish-trajneri i Anderlechtit dhe Olympiakosit aktualisht është pa punë.
“Në futboll asnjëherë nuk është momenti ideal. Sot jam pa punë dhe pa klub dhe Federata Shqiptare e ka trajnerin. Mbase kur Shqipëria të mos ketë trajner unë do të kem një klub, por dëshira është e madhe dhe as nuk e mohoj dot dhe askush tjetër që ka luajtur edhe për Kombëtaren, që ka dëshirë të drejtojë Kombëtaren. Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im të jem trajner i Kombëtares”, thekson trajneri gjakovar.
Sa i përket përfaqësueses së Kosovës, Hasi thotë se s’ka pasur asnjë kontakt nga FFK-ja.
“Nuk e di a kam qenë në listën e tyre, por unë s’kam pasur asnjë kontakt me asnjë nga Federata e Kosovës, apo nga ndonjë që punon për Federatën e Kosovës”, ka thënë Hasi për “TopChannel”.