Hasi mund t’i bashkohet Muriqit te Fenerbahçe
08 korrik 2020
| 22:18
Skuadra e Fenerbahçes interesohet për trajnerin shqiptar Besnik Hasi. Lajmi është bërë me dije nga mediat arabe.
Në skuadrën turke luan edhe sulmuesi shqiptar nga Kosova, Vedat Muriqi. Sipas gazetës “Arriyadiyah”, edhe pse Hasi ka kontratë për një vit me klubin Al Read, interesimi i Fenerbahçes duket se e ka tunduar tej mase ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.
Gjithashtu raportohet se klubi arab ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për ta marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite.