Hasi rinovon kontratën me Al Raedin

21 korrik 2020 | 15:40

Besnik Hasi edhe për një tjetër sezon tjetër do të qëndrojë larg Evropës.  Trajneri shqiptar ka rinovuar edhe për një tjetër vit kontratën me Al Raed.

Puna e mirë që ka bërë Hasi në klubin e tij në Arabinë Saudite nuk ka mbetur pa u monitoruar nga Fenerbahçe që po e merrte seriozisht në konsideratë idenë e afrimit të tij për edicionin e ardhshëm. Por klubi arab pasi insistoi që Hasi të kthehej dhe të mbyllte sezonin e lënë në mes si pasojë e shpërthimit të pandemisë duke i dërguar në Belgjikë një avion privat për ta marrë bashkë me familjen, i bëri atij një ofertë të përmirësuar financiare në krahasim me atë që kishte përfituar deri tani trajneri.

Hasi është pjesë e Al Raed që prej korrikut të vitit 2018-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja Arbana Osmani prej shumë vitesh punon në televizion. Ajo…