Haskuka: Akuzat e PDK-së janë qesharake
05 qershor 2020
| 15:52
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i është kundërpërgjigjur akuzave të PDK-së për gabime në këtë komunë gjatë kohës së pandemisë.
Ai ka thënë se akuzat e PDK-së janë qesharake, duke shtuar se kjo parti e ka penguar punë e komunës gjatë pandemisë.
“Akuzat e tyre janë qesharake. Për më tepër komuna ka ngritur kallëzim penal ndaj disa zyrtarëve të PDK-së që kanë shkelur ligjin gjatë pandemisë”, ka thënë Haskuka për klankosova.tv.