Haskuka: Do të kemi numër shumë më të madh të deputetëve sesa partia e dytë

25 dhjetor 2020 | 14:28

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur se do të dalë e para në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka thënë se vetëm me programin e tyre do të sigurohet një qeveri legjitime dhe demokratike.

Haskuka është shprehur i bindur se do të kenë numër shumë të të madh të deputetëve sesa partia që do të dalë e dyta nga këto zgjedhje.

Ai ka mohuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me subjektet politike, të cilat kanë qeverisur deri më tash por, le të hapur mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve.

Haskuka në një intervistë për “Kosovapress” ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të vendosë ndryshe, vetëm se të shpallë të pavlefshme votën e deputetit Arifi për Qeverinë Hoti dhe të çonte vendin në zgjedhje të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë asamblistë të LDK-së në Komunën e Ferizajt i janë…