Haskuka ka një kërkesë për punëtorët e administratës
15 dhjetor 2017
| 23:22
Pas marrjes së detyrës së kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, ka vizituar punëtorët e administratës komunale në Prizren.
Njohja me stafin administrativ, kushtet e punës dhe nevojat eventuale të tyre, ishin qëllimi i vizitës.
Ai ka thënë se politikat publike të komunës, realizimi i objektivave programore dhe kujdesi ndaj kërkesave të qytetarëve, transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti do jenë prioritet gjatë mandatit të tij qeverisës.