Haskuka: Komuna e Prizrenit do të jetë e hapur për qytetarë
Komuna e Prizrenit ka organizuar debat publik para qytetarëve dhe shoqërisë civile rreth punës së gjashtëmujorit të parë të vitit.
Prezantimi i punës së gjashtëmujorit është bërë nga ana kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka, i cili foli në mënyrë të detajuar rreth projekteve që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe, si dhe atyre që do të zhvillohen në vijim.
“Organizimi i debateve publike, rrit transparencën komunale dhe krijon mundësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Komuna e Prizrenit do të jetë e hapur për qytetarët, çdo ditë e më shumë!”, ka thënë Haskuka.
Në këtë debat, interesimi i qytetarëve ka qenë i madh, ndërsa pas përfundimit të prezantimit nga ana e kryetarit Haskuka, ata kanë pasur rastin ta marrin fjalën për të diskutuar rreth temave të ndryshme.
/Epoka e re/