Haskuka: Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin!
Edhe përkundër faktit se Komuna e Prizrenit është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për mbjelljen e fidaneve në hapësirat publike, ato vazhdojnë të dëmtohen nga njerëzit e pandërgjegjshëm.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e ka shprehur shqetësimin e tij duke shpresuar se organet policore do t’i gjejnë sa më shpejt këta keqbërës.
“Përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetra fidane të reja. Ata që dëmtojnë natyrën dëmtojnë të tashmen por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj shpresoj që policia t’i gjej pëgjegjsit sa më shpejt.
Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin! Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërojnë investimet komunale. Gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit”, ka shkruar në facebook Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.