Haskuka kritikon qeverinë Hoti, e quan joserioze

28 korrik 2020 | 11:44

Kryetari i komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka qenë i ashpër me qeverinë për mosinformim të komunave për vendimet lidhur me Covid-19.

Haskuka nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka thënë se është shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediet për masat e qeverisë kundër pandemisë.

“Shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediet për masat e qeverisë kundër pandemisë Covid-19. Që nga ndërrimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, qoftë me shkrese apo me email. Kërkohet nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmarra! Nga një vend që ishim shembull se si luftohet pandemia, tani në listën e zezë kampion me numrin e rasteve reja me virus. Dje Kina me 1.4 miliard banor 68 raste të reja dhe 0 vdekje, Kosova me 1.8 milion banor 276 raste të reja, 8 viktima. Po të kishim më shumë teste athua sa raste të reja do të kishim?”, ka shkruar Haskuka. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Atlantik do t’i bëjë bashkë udhëheqësit e gjashtë vendeve…