Haskuka lanson projektin “Alo, Komuna”
28 mars 2018
| 15:36
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar prizrenasit se tani e tutje çdo ankesë të tyre në raport me këtë komunë mund ta bëjnë duke thirrur në telefonin pa pagesë.
“Çdo problem apo ankesë e çfarëdo lloji në Komunën e Prizrenit nga sot ka një adresë të vetme. Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 200 apo në +383 45 119 200 me ‘Viber’ ose ‘Whats App’ dhe nga aty operatori do ta adresojë çështjen e ngritur nga ju te zyrtari përgjegjës”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se sistem i komunikimit mundëson përcjelljen e punës së ekzekutivit komunal. “Të gjitha thirrjet realizohen falas, fillimisht prej orës 8:00 deri në orën 24:00”, ka shkruar Haskuka.