Haskuka: Ndryshimi vjen në shtator me Albinin kryeministër
09 gusht 2019
| 13:01
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar se brenda një viti e gjysmë ka realizuar 43 për qind të premtimeve elektorale.
Ai ka thënë se ndryshimi do të vijë në shtator me Albinin kryeministër.
“Për një vit e gjysmë kemi realizuar 43% të premtimeve elektorale. Përkundër bllokadës, do të shkojmë përtej premtimeve. Do të tjerë 20 vjet kanë qeverisë Kosovën e ende po ëndërrojnë e po premtojnë ndryshim. Ndryshimi vjen në shtator me Albinin kryeministër”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/