Haskuka nesër mban takim me qytetarë
19 janar 2020
| 16:00
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nesër (e hënë) kryetari i kësaj komunë, Mytaher Haskuka në orën 10:00 do ta mbajë një takim me qytetarë.
Sipas njoftimit të kësaj komune, Haskuka do t’i njoftojë qytetarët me punët që kanë bërë si kryetar komune gjatë vitit 2019.
“Të hënën, më 20 janar, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që të marrin pjesë në këtë takim”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/