Haskuka pret në takim dy ministra, temë diskutimi menaxhimi i situatës me koronavirusin
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë, Faton Alija, me të cilët ka diskutuar për të pasur koordinim sa më të mirë ndërinstitucional për menaxhimin e situatës aktuale nga COVID-19.
“Bashkë me drejtorët komunalë Visar Shehu e Fejzë Kabashi, si dhe drejtorin e QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, i informuam ministrat për masat e ndërmarra nga ana e komunës. Bashkëpunimi i mirëfilltë ndërinstitucional mes Komunës, Qeverisë, Policisë, IKShP-së dhe Spitalit është i domosdoshëm për ta tejkaluar sa më lehtë këtë sfidë. Niveli i senzibilizimit të qytetarëve për respektim të masave dhe ndëshkimi i atyre që nuk i respektojnë masat do të jetë edhe më i lartë”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/