Haskuka: Prizreni ka larguar më së shumti deponi ilegale
05 dhjetor 2018
| 14:09
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se kjo komunë ka larguar më së shumti deponi ilegale të mbeturinave gjatë këtij viti.
Ai ka thënë se në këtë viti, Komuna e Prizrenit ka larguar 29 deponi ilegale të mbeturinave. “Sipas raportit të ‘ndreqe.com’ Komuna e Prizrenit ka larguar më së shumti deponi ilegale në vitin 2018. Deri në shtator janë raportuar 19 deponi, komuna i ka larguar 29 deponi. Por duhet ende punë dhe vetëdijesim për Prizrenin e gjelbër”, ka deklaruar Haskuka.