Hava Bekteshi dhe Kuoko të premten përformojnë në Hamburg elektro dhe çifteli
Hava Bekteshi, një shqiptare e suksesshme e cila jeton në Hamburg të Gjermanisë, përtej profesionit të saj si ekonomiste, ajo tani është bërë e njohur për publikun gjermanë dhe shqiptarë edhe përmes instrumentit të saj, çiftelisë.
Hava me talentin e saj ka arritur të depërtoj mjaft mirë, me paraqitjen muzikore në Filarmoninë e famshme të Hamburgut (Elbphilarmonie) dhe duke u bërë shqiptarja e parë e cila ka futur instrumentin tonë në Filarmoni.
Pas kësaj, Hava këtë të premte do të ketë dhe një përformancë në kuadër te një festivali në qytetin e Hamburgut, por ajo kësaj radhe do të përformojë së bashku me Kuoko-n, një muziciente tjetër gjermano- vietnameze, ku se bashku do të sjellin, një kombinim fantastik, elektro – çifteli, ku së bashku do të ngrehin lartë edhe një herë tingullin e çiftelisë në qytetin e Hamburgut.