Havertz, afër Arsenalit
Pas investimeve të mëdha të bëra në sezonet e fundit, Chelsea tashmë ka nisur që të largojë disa prje lojtarëve që nuk janë përshtatur. I radhës mund të jetë Kai Havertz. Fantazisti do të bashkohet me skuadrën tjetër londineze, Arsenalin, teksa dy klubet kanë arritur tashmë akordin.
Mediet britanike bëjnë me dije se ‘Topçinjtë’” do të paguajnë 75 milionë euro në total për kartonin e Havertz, i cili pritet të rikthehet në Londër për të kryer vizitat mjekësore dhe zyrtarizuar transferimin.
Haverts kishte oferta të shumta nga disa klube evropiane, përfshi edhe Bayernin e Mynihut dhe Realin e Madridit, megjithatë Mikel Arteta e ka bindur që të qëndrojë në Londër te një ekip tjetër.
Aventura e fantazistit gjerman te Chelsea mbyllet kështu pas 3 sezonesh, pasi mbërriti në Londër në verën e 2020-ës, kur drejtuesit e bluve vendosën ta transferojnë nga Bayer Leverkusen.