Havertzi refuzon Barçën, shkak Bayerni
14 dhjetor 2018
| 13:56
Talenti i Bayer Leverkusen, Kai Havertz e ka refuzuar ofertën e skuadrës së Barcelonës.
Lajmi është bërë i ditur nga spanjollja “Mundo Deportivo”, kurse Havertz besohet se është afër marrëveshjes me Bayern Munchen.
19-vjeçari gjerman nga Barcelona shihet si një zëvendësues ideal për mesfushorin e Kroacisë, Ivan Rakitiq. Havertzi është pjesë e ekipit të parë të Bayer Leverkusen nga viti 2016, kurse ka regjistruar 67 paraqitje dhe ka shënuar 11 gola.
/Epoka e re/