Havertzi kushton 90 milionë euro
Kai Havertz është vlerësuar si një nga talentet më premtues në futbollin evropian dhe është e lehtë të gjesh arsyet.
Sulmuesi i skuadrës së Bayer Leverkusen është vetëm 20 vjeç dhe një nga futbollistët më të spikatur në Bundesligë dhe në kombëtaren e “Pancerave”.
Ai po zhvillon sezonin e katërt te skuadra e “Aspirinave” duke u kthyer tashmë në një veteran, por vështirë se do ta shohim edhe për shumë kohë në Gjermani. Skuadra e Liverpoolit prej kohësh e ka në krye të listës së dëshirave, ndërkohë që nuk qëndrojnë shumë pas as Manchester United dhe City që janë gati ta rrëmbejnë me një ofertë të mirë.
Në Itali, Juventus është skuadra që e admiron më shumë, diçka që e kan pranuar edhe drejtuesit e ekipit torinez në përballjen në Champions. Gjithsesi për të bindur Leverkusenin duhet të derdhin “çekun” prej 90 milionë eurosh, që është dhe shumë e kërkuar prej tyre.