
Havertzi paralajmëron largimin nga Leverkuseni
Kai Havertz është njëri nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian.
Mesfushori i talentuar gjerman është raportuar se ka një marrëveshje me Bayern Munich, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë. Megjithatë në garë për lojtarin janë skuadra të mëdha si Liverpool, Manchester United, Barcelona, PSG e Chelsea.
Ka qenë vet lojtari që ka konfirmuar se tani është i gatshëm për të bërë hapin e madh në karrierë.
“Leverkuseni është top klub, por unë tani jam gati të bëjë hapin e madh”, deklaroi Havertz për Bild. Talenti gjerman nuk e ka mohuar edhe largimin nga vendlindja.
“Më pëlqejnë sfidat dhe nuk do ta përjashtoja kalimin edhe në ndonjë shtet tjetër”, u shpreh mesfushori i talentuar. Në anën tjetër Leverkusen kanë deklaruar se do ta lënë të lirë të largohet lojtari nëse vije oferta prej 100 milionë eurove.