Havolli: Gjithmonë do të jem ballëhapur pranë qytetarëve
10 shkurt 2021
| 15:27
Kandidati për deputet nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fitim Havolli, i cili e ka numrin 100 në listën garës zgjedhore, ka thënë se ashtu sic ka qëndruar afër qytetarëve të Kosovës në kohët më të vështira, do të qëndroj njëlloj pranë qytetareve gjithmonë dhe çdoherë ballëhapur.
“Ashtu siç qëndrova afër qytetarëve në kohërat më të vështira dhe më të rënda për ne si shoqëri e si vend në Pandemi, ashtu do të jem gjithmonë përballë tyre, ballëhapur pran kërkesave të gjithë qytetarëve të vendit!”, ka shkruar Havolli në profilin e vet në “Facebook”.