Havolli: Mbi 5 000 zyrtarë publik e kanë deklaruar pasurinë

29 qershor 2021 | 08:36

Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, është shprehur 97. 77 për qind e zyrtarëve publik e kanë deklaruar pasurinë te ky agjencion.

“Jam mbi pesë mijë zyrtarë publik që e kanë deklaruar pasurinë. Këtë herë numri i deklaruesve është më i madh”, ka thënë Havolli, raporton Klan Kosova.

“25 zyrtarë nuk e kanë deklaruar fare dhe 28 nuk e kanë deklaruar me arsye. Ka që janë të sëmurë dhe paraburgim dhe për atë arsye e kemi bërë ‘me arsye'”, është shprehur Havolli.

Ai ka thënë se të dhënat e publikuara këtë të hënë, janë të vlefshme për vitin 2020.

“95 raste janë me kallëzim penal. Tek 800-900 zyrtarë bëhet kontrolli dhe 500 zyrtarë kanë gabime teknike. Nuk ka të bëjë me fshehje të pasurisë”, ka deklaruar Havolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka regjistruar…