Haxhi Krasniqi humb titullin e Evropës
12 maj 2019
| 01:12
Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi nuk ka arritur të mbrojë titullin e kampionit të Evropës në meçin e sotëm kundër Stefan Haertel.
Me vendim unanim të gjyqtarëve kampion i ri i Evropës në kategorinë e mesme është shpallur Haertel, që mori më shumë pikë se Krasniqi.
Krasniqi u lëndua qysh në fillim në këtë meç, megjithatë luftoi për 12 raunde ndaj Haertelit.
Ky ishte meçi i tij i 55, prej të cilave ka shënuar 49 fitore, nga të cilat 17 nokaut.