Haxhi Avdyli: 40 ditë për të pensionuar mashtruesin Isa Mustafa

21 dhjetor 2020 | 23:33

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e çon vendin në zgjedhje të reja në një periudhë prej 40 ditësh.

Sipas Avdylit i cili vazhdimisht po kritikon LDK-në dhe liderin e saj, ndryshimi do të vijë me ardhjen në pushtet të Vjosa Osmanit.

Kjo e fundit ka paralajmëruar formimin e një nisme të re politike me të cilën do të garojë në zgjedhje.

“Ska më më linqime poshtërim, përjashtim nga ata që me marreveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vertetë të qytetarëve. Qytetari i kuptoi të gjitha, smashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste , sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani  ✌️✌️”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ftuar në emisionin “Quo Vadiz’, kryetarja e LSI, Monika…