Haxhi Avdyli e quan Edi Ramën “zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”
15 qershor 2022
| 12:17
Pas veprimit skandaloz të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka shpërndatë një postim ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, cilësohej pro-serb, një veprim të tillë, mirëpo tani haptaz dhe më të rëndë e ka bërë të deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli.
Ky i fundit e ka shpërndarë një link ku kryeministri Rama kishte kërkuar që të mirëkuptohej Serbia e cila nuk i ka vënë sanksione Rusisë, pasi sipas tij ajo është në pozicion shumë të vështirë dhe se presioni i madh nuk do t’i bënte mirë rajonit.
E Avdyli nuk është kursyer aspak duke e quajtur Ramën, “zëdhënës të Qeverisë së Serbisë”.
“Paska fol zëdhënësi më i ri qeverisë serbe”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e vet në “Facebook”.