Haxhi Avdyli e quan Isa Mustafën zëdhënës i PDK-së

16 dhjetor 2020 | 08:45

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se lideri i partisë së tij, Isa Mustafa, është bërë një lloj zëdhënësi i PDK-së.

Ai në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Mustafa në disa intervista ka dalë e ka thënë se posti i presidentit i takon PDK-së, ndërsa vetë PDK-ja nuk ka thënë publikisht që i takon presidenti.

“Tash, për çudi, z. Mustafa është bërë zëdhënës i PDK-së, në kuptimin se ende nuk po dëgjoj zyrtar të PDK-së që thotë aq publikisht që presidenti i takon PDK-së. E Mustafa në disa intervista ka thënë se posti i presidentit i takon PDK-së. Qëllimi i tij është që me çdo kusht t’i mënjanojë zgjedhjet, që është për keqardhje. Partitë politike nuk duhet t’u frikësohen zgjedhjeve”, ka thënë Avdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Situata politike në Kosovë vazhdon të jetë e tensionuar.…