Haxhi Avdyli shtiret se nuk po ndodh asgjë: E riamendamentojmë Ligjin, nesër e votojmë Vjosën, s’ka zgjedhje

02 prill 2021 | 21:33

Deputeti Haxhi Avdyli thotë se Vjosa Osmani do të zgjidhet ditën e nesërme presidente e vendit. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Avdyli ka arsyetuar ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

Thotë se nuk do të ketë zgjedhje të reja.

“E riamendamentojmë Ligjin për zgjedhjet, e nesër e votojmë Vjosën për Presidente. Ska zgjedhje, krijohet stabiliteti  institucional”, thotë Avdyli.

“Opozita konsolidohet, Qeveria vazhdon punën. Zgjedhjet bëhen pas 4 vitesh , me reformë të thellë zgjedhore. Kaq”, shkroi ai në Facebook.Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi dokumentar: 'Mbijetesa dhe Shkolla' /'Survival and School'/ me regjisor…