Haxhi Krasniqi sonte rikthehet në ring

04 maj 2024 | 11:59

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet sontë në ring pas fitores ndaj Nadjib Mohammedi, shkruan Klankosova.tv

Krasniqi sonte kundërshtarë do ta ketë boksierin portugez, Jorge Silva.

Jorge, i cili vjen nga Portugalia ka 22 fitore dhe nëntë humbje në karrierë.

Derisa, Krasniqi ka zhvilluar deri më tani 60 ndeshje, ku ka 53 fitore dhe shtatë humbje.

Meçi zhvillohet në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë, dhe pritet të nis nga ora 23:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nderim i madh për Udhëheqësin e popullit, Atdheut…