Haxhi Shala: Astrazupi na e dha fjalën
20 shtator 2019
| 00:25
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka treguar se ka pasur një takim mjaftë mbresëlënës me strukturat e Nismës Socialdemokrate në fshatin Astrazup.
“Ne bashkëbiseduam me qytetarët e kësaj pjese rrethë projektit tonë, projekt i cili prek çdo shtresë dhe çdo nevojë të qytetarëve. Nisma Socialdemokrate beson se projekti Bashkë për Shtetin! është më se i domosdoshëm për Kosovën”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se duke parë entuziazmin dhe gatishmërin e qytetarëve të Astrazupit, i i ftuan që ta mbështesin kandidatin për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kandidatët tjerë për deputetë nga radhët e Nismës.
/Epoka e re/