Haxhi Shala dhe Fazli Hoxha takojnë banorët e fshatit Marmull, kërkojnë mobilizim për zgjedhje
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, së bashku me ish-deputetin dhe anëtarin e kryesisë Haxhi Shala kanë takuar banorët e fshatit Marmull.
Fazli Hoxha ka thënë se me banorët e Mramullit në këtë takim bashkëbiseduan për programin politik, ekonomik dhe social që ofron Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Nisma Socialdemokrate dhe partitë që po ofrohen me të janë një rrështim i ri politik dhe një shpresë e re për institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Nga ky takim u konfirmua se Nisma po pëlqehet si subjekt politik, i cili do të sjell ndryshime në të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
Shkrimi i plotë i Hoxhës:
Takim me banorët e fshatit Marmull
Së bashku me ish-deputetin dhe anëtarin e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, takuam banorët e fshatit Marmull.
Në këtë takim bashkëbiseduam për programin politik, ekonomik dhe social që ofron Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e 6 tetorit.
Nisma Socialdemokrate dhe partitë që po ofrohen me të janë një rrështim i ri politik dhe një shpresë e re për institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Nga ky takim u konfirmua se Nisma po pëlqehet si subjekt politik, i cili do të sjell ndryshime në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Nisma në rajonin e Gjakovës po mobilizohet më të madhe për fitoret e radhës.
Gjithashtu këto zgjedhje po vlerësohen shumë të rëndësishme për faktin se kësaj here Nisma ka kandidatin për kryeministër, liderin unifikues, besnik dhe të fjalës Fatmir Limajn.
Të bashkuar drejt fitores më 6 tetor.